Eurostat: Sa pak punojnë femrat shqiptare



Femrat shqiptare punojnë mesatarisht 15 orë në javë, të paktën sipas shifrave zyrtare, ndërsa turket, anglezet dhe austriaket janë ato që punojnë më shumë në Europë, mbi 40 orë në javë.

Eurostat: Sa pak punojnë femrat shqiptareKëto janë rezultatet e raportit më të fundit të publikuar nga Eurostat, i cili është bazuar në kontratat e punës me orar të plotë apo të punës në kohë të pjesshme dhe kanë zbuluar se sa orë në ditë punojnë femrat, raporton Vizion Plus.

Ajo që bie në sy në raport është fakti se kryesisht në vendet e rajonit, si Shqipëri, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni, por edhe Bullgari, kontratat e punës me kohë të pjesshme mungojnë ose janë shumë të rralla.

Një tjetër fakt i shumëpërmendur në raport është niveli i ulët i punësimit të femrave në Rumani. Sipas shifrave, në Rumani femrat, por edhe meshkujt, punojnë mesatarisht vetëm 1.5 ore ne jave.

Vendin e parë në Europë si femrat që punojnë më shumë e mbajnë ato ne Turqi, të cilat punojnë më shumë me 52.1 orë pune në javë, të ndjekura nga femrat në Angli, Austri, Danimarkë, Irlandë, Gjermani, Francë etj. Në Europë, mesatarja për femrat që punojnë është 38.9 orë punë në javë.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...