E vërteta mbi Mona Lizën (FOTO)



Ekspertët e Artit, këtë javë do të vërtetojnë atë që mendohet se Leonardo da Vinçi, kishte përfunduar një version tjetër të Mona Lizës, dhjetë vjetë para se të krijonte pikturën e famshme e cila tani varet në muret e Luvrit, në Paris.

E vërteta mbi Mona Lizën (FOTO)Njihet si Mona Lisa Isleworth, piktura është në një madhësi më të madhe se portreti i famshëm, dhe prej kohësh ka qenë objekt debati për identitetin e saj.Migjithëse, jo fitimprurëse Fondacioni “Mona Liza”, e cila u krijua për të kryer hulumtime, dhe është duke provuar që të vërtetojë me fakte shkencore, historike, dhe duke krahasime, që do të provojë njëherë e mirë se piktura është krijuar nga një artist Italian, i Renesancës.Piktura tani gjendet në Zvicër, dhe ndihmohet nga profesori Alessandro Vezzosi, i cili ka ngritur një muze të artit në Vinçi.Ai do të paraqesë provat së bashku me profesor Carlo Pedretti, nga qendra për studimin e punës së Leonardos, në Universitetin e Kalifornisë.Mona Lisa Isleworth u zbulua pak para Luftës së Parë Botërore nga Hugh Blaker, një koleksionist arti anglez, përderisa kërkonte në shtëpinë e një fisniku, Somerset.Ai bleu pikturën dhe e mori atë në studion e tij në Isleworth, Londër, prej nga edhe emërtohet.Kritikët e Artit thonë se, Leonardo në fakt kishte pikturuar dy portrete të Lisa del Giocondo, një që është në Luvër dhe tjetrën të z. Blaker.Ai i shiti një koleksionisti amerikan, të quajtur Henry F Pulitzer, i cili ja dha të dashurës së tij, për të u blerë më vonë nga një konsorcium i individëve anonim të cilët e kanë mbajtur atë në një kasafortë të Bankës Zviceriane, për 40 vjet.Por, pavarësisht nga pretendimet se Mona Liza Isleworth është me të vërtetë puna e Leonardo da Vinçit, Martin Kemp, profesor nderi i Artit në Oxford, e kundërshton këtë.Ai tha: “Aq shumë është e gabuar, veshja, flokët, dhe peizazhi në sfond, gjithashtu është pikturuar në pëlhurë, gjë e cila është bërë shumë rrallë nga Leonardo”.Ashtu si shumica e veprave të tij, Mona Liza e Luvrit në fakt është pikturuar në dru.Përderisa zonja në Isleworth, Mona Liza, duket të jetë një version i ri modelit të pikturës së famshme, Kemp tha se kjo nuk vërteton se të dyja janë krijuar nga Leonardo da Vinçi.“Ajo mund të duket më e re, por kjo është për shkak të kopjuesit, dhe besoj se kjo është kopje e bërë disa vite më vonë, pas krijimit të Mona Lizës, e pikturuar në të njëjtën mënyrë” përfundoi z. Kemp

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...