Goditje karateje për një polic rrugor (VIDEO)



Ky është momenti shokues kur një kujdestar i trafikut merr një goditje karateje në momentin që bëhet gati për të lëshuar një gjobë parkimi.

Pamjet tregojnë se si oficeri sulmohet kur sapo merr targën dhe bëhet gati të shkruajë gjobën.

Goditja ishte aq e fuqishme sa polici ra përtokë dhe u desh të dërgohej në spital për trajtim.

Ngjarja ndodhi në Leicester, Britani e Madhe.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Daily Mail shkruan se të rinjtë mund të jenë nga Europa Lindore.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...