Prifti Serb Vret Një Të Varur Nga Droga



Një prift i Kishës Ortodokse Serbe ka vrarë një person në një qendër rehabilitimi, duke risjellë në kujtesë dhunën që ushtrohet në këto qendra të drejtuara nga kisha.

Prifti Serb Vret Një Të Varur Nga DrogaSipas Balkan Insight, prifti Branislav Peranoviç, ish- menaxher i qendrës famëkeqe Crne Reka, vrau një person të varur nga droga në një qendër rehabilitimi në jug të Serbisë. Ngjarja e rëndë ndodhi natën e së hënës. Prifti e qëlloi me një shufër në kokë.

Ai është arrestuar dhe po mbahet në qytetin e Sabaç.

Trupi i viktimës u gjet në një shtëpi ngjitur, në pronësi të Peranoviç.

Dioqeza e Sabaç bëri me dije se i vjen kaq për incidentin, por po ndjek nga afër të gjithë hetimin.

Peranoviç u bë i njohur në vitin 2009, kur u shfaqën pamje nga qendra e rehabilitimit të të varurve nga droga në Crna Reka.

Pamjet tregonin se si pacientët sulmoheshin me dru dhe goditeshin në fytyrë me grushta.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...