Horror në Poliçan, i preu kokën personit të pajetë, policia ushtarake rrethon qytetin!



Pa të vëllanë të vrarë dhe më tej ishte autori i krimit gjithashtu i vrarë dhe bëri akoma më të frikshme ngjarjen duke i prerë kokën autorit të krimit.

Horror në Poliçan, i preu kokën personit të pajetë, policia ushtarake rrethon qytetin!I I përfshirë nga xhelozia dhe nga dyshimet se drejtori kishte lidhje erotike me bashkëshorten e tij, roja i uzinës e ka ekzekutuar me armën e shërbimit,ndërsa më pasi i dha fund jetës duke u vetëvrarë.

Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes në Poliçan, ku roja Gëzim Dervishi ka qëlluar për vdekje me armën e shërbimit shefin e uzinës së armëve Vladimir Guri, 49 vjeç.

Ky i fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plagët e marra ,ndërsa autori i krimit, në kushtet e një depresioni të fortë, është vetëvrarë me të njëjtën armë.
Familjarët e Vladimir Gurit kanë shkuar në vendngjarje dhe i vëllai i Vladimirit, Noshi Guri,i ka prerë kokën të pajetit Gëzim Dervishi,duke shkaktuar kështu një tmerr të paparë në Poliçan.
Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë xhelozia e Dervishit, i cili kishte dyshime të forta se Guri kishte lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e tij.

Në lidhje me këtë ngjarje, po merret policia ushtarake,e cioa ka rrethuar qytetin he është vënë në kërkim të Noshi Gurit.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...