Shtohet ndjeshëm numri i grave në kërkim të vaginës perfekte



Numri i grave në kërkim të një vagine perfekte është shtuar ndjeshëm. Për këtë arsye është përgatitur një film ndërgjegjësues për ato gra që janë nër kërkim të vaginës perfekte.

Shtohet ndjeshëm numri i grave në kërkim të vaginës perfekteSipas BBC, vetëm në Britani janë organizuar vjet mbi 2 mijë operacione labiaplastike, një pesëfishim nga një vit më parë.

Ky numër nuk është i saktë për shkak se shumë operacione të tilla kryhen nga sektori privat. Një operacion i tillë kushton 3 mijë sterlina dhe synimi është që buzët e brendshme të vaginës, të cilat shpesh janë shumë të gjata, të shkurtohen, për të qenë të barabarta me buzët e jashtme.

Shkencëtarët thonë megjithatë se nuk janë në dijeni se cilët janë efektet afatgjata të ndërhyrjeve të tilla. Ata druhen po ashtu se gratë nuk kanë mbështetjen e duhur psikologjike kur realizojnë një ndërhyrje të tillë.

Shoqatat e mjekëve po bëjnë thirrje që përpara se të bëhet një ndërhyrje e tillë, të ketë edhe një përshkrim psikologjik të gruas që do bëjë ndërhyrjen.

Një gjinekologe e njohur thotë se operacioni duhet të jetë zgjidhja ekstreme. Një numër i vogël grash ka buzë të brendshme të vaginës shumë të mëdha. Në klinikat britanike janë paraqitur edhe vajza 11 vjeç, që kërkojnë operacion për reduktimin e këtyre buzëve.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...