Globi ngrohet jashtë parashikimeve



Temperaturat e ajrit kanë arritur nivelet më të larta në 4.000 vitet e fundit, thonë shkencëtarët, të cilët i kanë bërë këto matje dhe parashikojnë se në dekadat që vijnë lartësitë e mëparshme të temperaturave do të mposhten.

Globi ngrohet jashtë parashikimeveStudimet e mëparshme, të cilat kanë matur një periudhë prej 1.500 vitesh më parë, kanë sugjeruar se rritja e shpejtë e temperaturës e cila ka ndodhur në shekullin e kaluar dhe që besohet të jetë rezultat i aktivitetit njerëzor, ka tejkaluar ngrohjen rekorde të temperaturës së ajrit gjatë kësaj periudhe.
Hulumtimi i ri gjithashtu ka konfirmuar se ngrohja moderne që po ndodh tek ne vitet e fundit, është unike në këtë periudhë të gjatë kohore.
Shkencëtarët pretendojnë se planeti ynë do të jetë i ndezur aq sa ishte gjatë periudhave të nxehta të epokës moderne gjeologjike të njohur si “Holocen”, dhe mbase mund të jetë edhe më i ngrohtë se aq

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...