Cfare jane “Shtate Detet”? Si kane ndryshuar ne kohe?



Fraza “lundrimi i Shtate Deteve” ka patur kuptime te ndryshme per njerez te ndryshem e ne kohe te ndryshme ne histori. Termi “Shtate Detet” eshte permendur nga Hindute e lashte, Kinezet, Persianet, Romaket, dhe kultura te tjera.

Cfare jane Shtate Detet? Si kane ndryshuar ne kohe?Termi ne histori i referohet trupave te ujit pergjate rrugeve te tregtise dhe ujerave rajonale; megjithate ne disa raste detet janeperdorur ne kuptimin mitik dhe jo si trupa uji.
Termi “Shtate Detet” ka evoluar dhe eshte bere nje term figurativ pre te pershkruar nje marinar qe ka lundruar neper te gjithe detet dhe oqeanet ne bote, dhe jo vetem shtate.
Pse ‘shtate’?
Numri shtte ka nje rendesi dhe kuptim te madh ne histori, kulture dhe besim; numri me fat shtata, shtate kodrat e Romes, shtate ditet e javes, shtate mrekullite e botes, shtate xhuxhat, shtate ditet e krijimit, shtate Cakrat, shtate shtate mekatet dhe shtate virtytet, vetem pre te permendur disa ‘shtata’.

Termi “Shtate Detet” mund te gjurmohet ne vitin 2300 Pr.E.S., kur eshte perdorur ne nje himn nga prifteresha Sumere Enheduanna per Inanna, perendeshen e dashurise seksuale, fertilitetit dhe betejes.
Per persianet, “Shtate Detet” ishin deget qe formonin Lumin Oxus, emri antik i Amu Darya, nje prej lumenjve me te gjate ne Azine Qendrore. Lind ne malet Pamir dhe rrjedh ne veri perendim pergjate Hindu Kush dhe permes Turkemnistanit dhe Uzbekistanit deri ne Detin Aral.

Per Romaket e lashte, “septe maria”, shtate detet ne gjuhen Latine, i referohej nje grupi lagunash me uje te kripur, te ndara nga deti i hapur nga rripa rere prane Venecias. Kjo eshte dokumentuar nga Plinio Vjetri, nje autor Romak dhe drejtues flote.
Arabet antike i percaktonin “Shtate Detet” si ato qe lundroheshin ne lundrimet pergjaterrugeve te tyre te tregtise me Lindjen. Ato ishin: Gjiri Persik, Gjiri i Khambhat, gjiri ne bengal, ngushtica e Malaka, Ngushtica e Singaporit, Gjiri i Tailandes, dhe Deti i Kines Jugore.
Fenikasit ishin tregtare eksperte neper det dhe marinaret e tyre dergoheshin ne kerkim te tregjeve dhe materialeve. Shtate Detet e tyre – Alboran, Balearik, Ligurian, Etrusk, Jon, Adriatik dhe Egje – ishin te gjithe pjese e Mesdheut.
Greket dhe Romaket me pas i dhane nje percaktim tjeter ne mesjete te Shtate Deteve. Gjate kesaj kohe, referencat per Shtate Detet nenkuptonin Detin Adtriatik, Detin Mesdhe (duke perfshire edhe detin Egje), Detin e zi, Detin Kaspik, Gjirin Persik, Detin Arab (qe eshte pjese e Oqeanit Indian), dhe Detin e Kuq (duke perfshire Detin e Vdekur dhe Detin Galilee).
Gjate Epokes se Zbulimit (1450-1650), pasi Europianet filluan te eksploronin Ameriken Veriore, precaktimi i Shtate Deteve ndryshoi serish. Detaret i referoheshin Shtate Deteve si Oqeani Arktik, Oqeani Atlantik, Oqeani indian, Oqeani paqesor, Oqeani Mesdhe, Deti i Karaibeve, dhe Gjiri i Meksikes. Gjeografe te tjere i identifikojne Shtate Detet ne ate kohe si detet Mesdhe dhe i Kuq, Oqeani Indian, Gjiri Persik, Deti i Kines, dhe Detet Afrikane Perendimore dhe Afrikane Jugore.

Epoka Koloniale, beri te linde nje pershkrim tjeter i Shtate Deteve: Deti Banda, Deti Celebes, Deti Flores, Deti Java, Deti i Kines Jugore, Deti Sulu, dhe Deti Timor. Shprehja e tyre “lundroi te Shtate Detet” nenkuptonte udhetimin ne pjesen tjeter te botes dhe serish mbrapsht.
Shtate Detet Moderne
Lista moderne e Shtate Deteve qe eshte me gjeresisht e pranuar nga gjeografet aktualisht liston oqeanet: Oqeani Atlantik Verior, Oqeani Atlantik Jugor, Oqeani Paqesor Verior, Oqeani paqesor Jugor, Oqeani Arktik, Oqeani Antarktik, Oqeani Indian.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...

Kërkimet për këtë postim...