Rishfaqet pas 35 vitesh mesazhi në shishe



Vermont, 21 korrik 2012. I humbur kohë më parë një mesazh në shishe u rishfaq pas 35 vitesh në Vermont, pasi një djalë e kishte fshehur në një guvë shkëmbi të preferuar.

Rishfaqet pas 35 vitesh mesazhi në shisheShishja e qelqit me një shënim brenda u gjet së fundmi në digën Bellows Falls nga 14 vjeçari Justin Shepard.

Shishes i kishte humbur tapi, por siç informon noa.al kishte ende brenda informacion të mjaftueshëm, si dhe emrin e autorit Sean Keown.

35 vite më parë Keown kishte shkruar brenda një shishe një shënim duke e hedhur në lumin White River në Rochester, por nuk ia merrte mendja se shishja do kthehej sërish.

Shënimi i vjetër premtonte një shpërblim për gjetësin e shishes. Keown në atë kohë studionte në shkollën fillore dhe ndoshta shpërblimin e mendonte me karamele ose çokollatë, por i riu që gjeti shishen duket se pret para.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...

Kërkimet për këtë postim...