Hakmarrje në Durrës



Qëllohen me kallashnikov babë e bir pranë një pike karburanti në hyrje të qytetit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, kur Albert Qato dhe djali i tij u qëlluan në hyrje të Durrësit, pranë një pike karburanti.

Hakmarrje në DurrësAta janë sulmuar nga disa persona që ishin në një makinë që i kishte ndjekur dhe me pas i qëlluan.

Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin e Durrësit. Sipas informacioneve nga ky spital, gjendja e djalit paraqitet e rende, ndërsa i ati është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Durrësit ka nisur hetimet për ngjarjen. Nga hetimet paraprake mendohet se shkak mund të jetë një hakmarrje e vjetër. Ndërsa, po hetohet edhe aktiviteti i mëparshëm i Albert Qatos, i cili ka qenë i dënuar me burg.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...

Kërkimet për këtë postim...