Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të fëmijëve: 77% e tyre, të dhunuar



TIRANE – Rreth 77% e fëmijëve të moshës 11, 13 dhe 16 vjeç janë të dhunuar fizikisht.

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave  të fëmijëve: 77% e tyre, të dhunuarKjo sipas një studimi “Dhuna ndaj Fëmijëve në Shqipëri”. Po sipas këtij studimi gati 9% e fëmijëve ishin të dhunuar seksualisht nga këta 8.5 % ishin djem dhe 2.3% ishin vajza.

Dhuna seksuale është me e theksuar te fëmijët e moshës 16 vjeç. Të dhënat paraprake të nxjerra nga studimi tregojnë se dhuna në të gjithë format e saj por veçanërisht ajo seksuale është në nivele shqetësuese.

Nga anketa që është kryer 77% e fëmijë u shprehen se kanë përjetuar dhunë fizike ku shuplaka dhe gjuajtja me shkelma është forma më e përhapur e kësaj dhune. Altin Hazizaj, drejtori i qendrës në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve tha se u pyetën fëmijët në shkolla dhe se dhuna është kaq shumë e përhapur.

Është një shqetësimi i familjes dhe i shoqërisë. Anketa është plotësuar nga 3429 nxënës dhe 2578 prindër. Studimi u shtri në 12 qarqet e vendit ku u përfshinë edhe zonat urbane dhe ato rurale. Edhe pse raporti u fragmentarizua në moshat 11, 13 dhe 16 vjeç, statistikat janë të ngjashme për moshat e ndërmjetme 12, 14 apo 15 vjeç.

Po për fat të keq ky raport është bazuar vetëm në të dhënat e fëmijëve në shkolla ndërsa nuk ka marrë në studim ata që nuk janë në marrëdhënie me shkollën ku dhuna dhe shfrytëzimi apo abuzimi seksual është disa herë më i lartë.

Altin Hazizaj në lidhje me studimin është shprehur se “Sipas rezultateve të studimit është vënë re se dhuna është prezente në mënyrat prevalente ndaj të gjithë fëmijëve në Shqipëri, kuptohet brenda grupmoshave 11, 13 dhe 16 vjeç.

Midis fëmijëve dhe grupmoshave ka diferenca sepse fëmijët që janë më të vegjël ekspozohen ndaj disa forma më të vogla të dhunës, krahasuar më fëmijët e moshës 13 dhe 16 vjeç. Ajo çfarë konfirmon studimi është edhe një shpjegim i qartë , që të gjitha format e abuzimit, si dhuna fizike, psikologjike dhe verbale”.

Po sipas Hazizaj dhuna seksuale është më shumë te ndarjet adoleshentëve me njëri-tjetrin. Ndërsa dhuna seksuale nga të afërmit ose familjarët është më e pakët. Sipas ekspertëve të CRCA-së, këto të dhëna janë shqetësuese dhe për këtë duhet që të bëhet ndërgjegjësimi i shoqërisë.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...