Itali, fëmijës shqiptar me sindromën daun i refuzohet nënshtetësia



ITALI – Ligji për nënshtetësinë italiane nuk i lejon fëmijët të lindur dhe të rritur në Itali që ta marrin atë para se të bëhen 18 vjeç, në këtë mënyrë as fëmijët me sindromën daun.

Itali, fëmijës shqiptar me sindromën  daun i refuzohet nënshtetësiaNjë rast i tillë është zbuluar nga nëna e Cristian (foto), një shtetase shqiptare që jeton rregullisht në Itali prej shumë vitesh, e cila ka shkruar një letër në fillim të janarit në portalin online stranieriinitalia.it

“Djali im ka lindur këtu në Itali dhe sapo mbushi 18 vjeç, por është i prekur nga sindroma daun. A mund të bëhet ai një qytetar italian tani që ai u bë 18 vjeç? Mund t’i paraqesë unë pyetjet e tij në komunë?”

Kurse përgjigja nga ligji italian thotë: “Jo, kërkesa do të refuzohet, sepse ligji ynë nuk e konsideron një fëmijë me sindromën daun të aftë për të paraqitur kërkesën. Arsyeja? Është i paaftë për të pretenduar dhe dëshiruar”.

Ndërkohë që avokati Gaetano De Luca, i Ligës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar shpjegon se “problemi është tek betimi, një hap thelbësor kur merr nënshtetësinë italiane për një 18-vjeçar të lindur në Itali. Bëhej fjalë për një akt personal dhe për këtë arsye askush, as prindërit apo një administrator i cili mund të jetë caktuar nga Gjykata nuk mund të shprehet në emër të një fëmije. Për fat të keq, ky nuk është rasti i vetëm për të cilin ne jemi në dijeni”.

Liga për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar shpesh ka dhënë këshilla dhe ka ndjekur rastin e një fëmije tjetër me probleme i cili u refuzua vetëm për një pyetje dhe tani Gjykata Administrative Rajonale e Lazios do të vendosë së shpejti për këtë rast. Duke aplikuar për nënshtetësi italiane me këtë lloj arsyetimi, nëse fëmija është me sindromën daun ligji përjashton plotësisht “italianët e rinj” nga mundësia e marrjes së nënshtetësisë dhe në këtë mënyrë diskriminohet fëmijët e emigrantëve me probleme mendore.

Por rasti i këtyre djemve nxjerr në pak edhe një parregullsi tjetër të ligjit italian aktual i cili thotë se “nënshtetësia e 18-vjeçarëve të lindur dhe të rritur në Itali nuk është një e drejtë, por një lëshim nga ana e shtetit”. Në këtë rast mund të zgjedhin të mos e japin atë.

Duke iu referuar Ligës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar problemi mund të zgjidhet nëse Italia respekton Konventën e OKB mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, e ratifikuar nga Italia me ligjin nr. 18 në vitin 2009.

Avokati De Luca shpjegon se: “kjo Konventë detyron shtetet që e nënshkruajnë që t’i njohin njerëzve me aftësi të kufizuar të drejtën për të ndryshuar nënshtetësinë”.

“Integrimi në shoqëri i personave me sindromën daun është vërtet e mundur edhe në realitet, le t’i japim atyre mundësinë të vihen në provë dhe do të zbulojmë se në fund të fundit të jesh ndryshe është normale…”

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...

Kërkimet për këtë postim...