Makina më e shtrenjtë në botë vjen nga… Libani (FOTO)



Një supermakinë e prodhuar në Liban do të bëhet makina më e shtrenjtë në botë kur të prezantohet në një panair makinash në Katar.

Makina më e shtrenjtë në botë vjen nga… Libani (FOTO)

Makina më e shtrenjtë në botë vjen nga… Libani (FOTO)Makina LykanHypersport do të kushtojë 3.4 milion dollarë, duke kaluar ndjeshëm rivalin më të afërt, Bugatti Veyron.

Pavarësisht kostos gjigande, makina nuk do jetë aq e shpejtë sa Veyron.

Ndërsa LykanHypersport i bën 0-100 kilometra në orë për 2.7 sekonda, Veyron e bën për 2.5 sekonda, pa përmendur këtu që shpejtësia maksimale e Bugatti-t është më e lartë.

Makina libaneze ofron një interior fantastik me veshje lëkure, të qepura me ar.

Dritat e fenerëve do jenë me diamante, kurse motori ka 750 kuaj fuqi. Në bord do ketë një ekran 3D holografik.

Makina është dizenjuar nga Ralph Debbas, që më përpara ka punuar me Aston Martin.

Atij iu deshën gjashtë vjet për ta projektuar makinën.

Vetëm shtatë të tilla do prodhohen.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...