Bomba bërthamore më e fuqishme e të gjitha kohërave



Me të përfunduar Lufta e Dytë Botërore, bota u nda në dy kampe:

Bomba bërthamore më e fuqishme e të gjitha kohëravePerëndimi i kryesuar nga SHBA-të dhe Lindja e kryesuar nga BRSS-ja. Të dy kampet filluan një garë armatimi për një luftë hipotetike midis tyre, e cila nuk ndodhi kurrë. Kjo ishte periudha e Luftës së Ftohtë.

Nga mesi i shekullit XX, njerëzimi sapo kishte zbuluar fuqinë shkatërruese bërthamore. Superfuqitë e të dy kampeve e kishin ndërtimin e armëve bërthamore, prioritet kryesor të mbrojtjes. Nëse sot kërcënimi më i madh i rendit është terrorizmi, në periudhën e Luftës së Ftohtë, kërcënimi më i madh ishte sulmi bërthamor. Për këtë arsye sa më shumë armë bërthamore të kishe, aq më i sigurt ishte.

Në 30 tetor 1961, një bombardues strategjik “Tu-95”, i mbështjellë më një shtresë mbrojtëse të bardhë, lëshoi një bombë me hidrogjen në një poligon në Novaja Zemlja, në Oqeanin Arktik (në Rusinë aktuale), sipas agjencisë ruse “RT”.

Bomba u lëshua me parashutë nga një lartësi prej 10500 m, në mënyrë që avioni bombardues dhe ai që do të mblidhte të dhëna, të kishin kohë të largoheshin nga zona. Me të kaluar 188 s nga lëshimi i bombës, në histori do të shënohej shpërthimi më i madh i të gjitha kohërave.

Bomba shpërtheu në një lartësi prej 4.200 metra. Shpërthimi i tmerrshëm pritej të ishte 51.5 megaton. Në vërtet, fuqia e saj u vlerësua 57 deri në 58.6 megaton. Kjo ishte “Car Bomba” ose “Mbreti i Bombave”.

Të dhenat e mbledhura nga shpërthimi i bombës, treguan se ishte relativisht i “pastër”. Deri në 97% e fuqisë së shpërthimit ishte krijuar nga sinteza bërthamore pa rrezatim. “Car Bomba” e tejkaloi fuqinë e kombinuar të të gjitha lëndëve eksplozive të përdorura nga të gjitha vendet, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Energjia e çliruar nga shpërthimi i bombës sovjetike e ishte 3800 herë më e madhe se e bombës amerikane, “Fat Man”, që u lëshua në Hiroshima dhe Nagasaki. 

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...