“Unë do ta kthej këtë në Krishtlindjen tonë më të mirë” (FOTO)



Ajo është nënë e gjashtë fëmijëve të mrekullueshëm: një motiv për të qenë super e lumtur.

“Unë do ta kthej këtë në Krishtlindjen tonë më të mirë” (FOTO)Por, ndoshta kjo mund të jetë Krishtlindja e fundit për Jo Brazier, e cila është diagnostifikuar me kancer në gusht.

Por, historia e saj është frymëzuese, duke qenë se, pavarësisht sëmundjes, ajo u ka premtuar fëmijëve se kjo do të jetë Krishtlindja më e mirë që ata do të kalojnë.

50-vjeçarja do të hyjë në operacion gjatë Vitit të Ri, ku do të heqë komplet gjoksin e majtë, me shpresën se kanceri nuk do të përhapet më tej.

Pavarësisht këtij operacioni kaq të vështirë, ajo nuk është duke menduar asnjë moment për sëmundjen, por si ta bëj sa më të mrekullueshme Krishtlindje për fëmijën e saj. Përgatitjet e saj kanë nisur prej ditësh, duke bërë pemën, blerë dhuratat dhe blerë gjërat e nevojshme për të përgatitur ushqimet dhe ëmbëlsirat.

Edhe bashkëshorti i saj para disa kohësh u diagnostifikua me tumor, por u operua dhe për momentin është mirë. Por, ai nuk është larguar përfundimisht dhe mund të rikthehet.

Kjo nuk i bën ata që të mërziten dhe të marrin dramatikisht këtë situatë, pasi tashmë kanë marrë gjithçka nga jeta. Por, është Krishtlindje. Gjëra të mrekullueshme ndodhin Krishtlindje. Kjo mund të ndodhë edhe për këtë familje.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...