Itali, vritet i riu shqiptar se i bëri komplimente një vajze



FIRENCE- Komplimentet kushtuar një vajze i kanë marrë jetën një 21 vjeçari shqiptar.

Itali, vritet i riu shqiptar se i bëri komplimente një vajze Shahin Tusha, punëtor humbi jetën mbrëmjen e djeshme në spital për shkak të hemoragjisë së shkaktuar pas goditjeve me shufër hekuri në kokë.

Zënka nisi brenda një lokal nate në Sesto Fiorentino mëngjesin e të enjtes, kur ai së bashkë me katër shokë të tij, 2 shqiptarë e 2 marokenë, ishin ndeshur me dhjetë persona të tjerë, të cilët sipas dëshmitarëve ishin nga Europa Lindore.

Këta të fundit pasi ishin larguar nga lokali, janë kthyer të armatosur me një shufër hekuri. Përleshja ka vazhduar jashtë, dhe mendohet se personat që janë përfshirë në sherr kanë qenë të dehur. 21 vjeçari së bashku me 4 shokët e tij, për shkak dhe të numrit të vogël, në krahasim me grupin tjetër dhe të paarmatosur janë dëmtuar rëndë. Në momentin kur ndërhyri policia 3 prej tyre ishin plagosur, mes tyre dhe 21 vjeçari Shahin Tusha, ndërkohë që 2 të tjerë kanë mundur të largohen.

Agresorët kanë mundur të largohen duke lënë në vendngjarje mjetet e forta me të cilët kanë goditur të rinjtë. Policia po punon për identifikimin dhe më pas arrestimin e agresorëve.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...