Në Shqipëri dhuna ndaj fëmijëve, disa herë më e lartë se në BE



Tiranë – Abuzimi fizik gjatë fëmijërisë në Shqipëri është më i lartë krahasuar me disa vende të tjera të Europës.

Në Shqipëri dhuna ndaj fëmijëve, disa herë më e lartë se në BEDhe meshkujt janë ata më të ekspozuarit ndaj kësaj dhune dhe i refektojnë më shumë pasojat e saj, pasi përvojat negative gjatë fëmijërisë ndikojnë në sjellje shëndetësore të rrezikshme si; duhanpirja, alkooli, drogat dhe tentativat për vetëvrasje.

Ky përfundim doli nga studimi “Prevalenca e përvojave negative gjatë fëmijërisë tek të rinjtë shqiptarë”, i prezantuar sot nga Ministria e Shëndetësisë.

Drejtori i politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, theksoi se fëmijët e dhunuar apo edhe ata që kanë dëshmuar dhunë në familje janë më të prekur nga kjo dukuri në moshë madhore.

Dinesh Sethi, përfaqësues i programit për parandalimin e dhunës i Zyrës Rajonale për Europën shprehu domosdoshmërinë e marrjes së masave për të parandaluar këto raste, që në Shqipëri janë në rritje.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...