Nga burgu drejtonte faqet “për të rritur”



Policia amerikane ka zbuluar se një 44-vjeçar i burgosur në Ohio, ka drejtuar një biznes “për të rritur” nga qelia me ndihmën e një kompjuteri që e ka pasur aty.

Nga burgu drejtonte faqet për të rriturRasti u zbulua pasi 44-vjeçari u lavdërohej të burgosurve të tjerë se me ndihmën e kompjuterit drejton një klub striptizi dhe fiton shumë para.

Ai është akuzuar edhe për komunikim me tinejxherët, me të cilët ka biseduar rreth drogave dhe përvojave të tij seksuale. Mediat njoftojnë se i burgosuri kishte fituar 3.7 milionë dollarë nga biznesi me uebfaqet “për të rritur” në internet dhe si këshilltar i klubeve të striptizit.

Ai ishte burgosur për shkak të mospagimit të tatimit dhe fshehjes së pronave, ndërsa janë duke u hetuar edhe zyrtarët e burgut, sepse nuk është e lejuar që të burgosurit të mbajnë kompjuterë.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...