Berat, vrau motrën dhe kunatin ekstradohet sot nga Londra



TIRANE – Është ekstraduar ditën e sotme nga Londra drejt vendit tonë Bedri Mehmet Çala, 37 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi vrau motrën dhe kunatin e tij.

Berat, vrau motrën dhe kunatin ekstradohet sot nga Londra37-vjeçari nga fshati Kutalli i Beratit ishte dënuar nga gjykata e beratit me vendimin e datës 11.05.2000 me 20 vjet burg për “vrasje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Bedri Çala me datë 09 maj 1997 ka vrarë shtetasin Lefter Yzeiri dhe motrën e tij M. Çala.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Londrën, më datën 18.07.2011 është bërë arrestimi në Angli dhe sot Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ka bërë ekstradimin e tij në Tiranë. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

HISTORIA E HAKMARRJES

Ekstradimi i Bedri Çala ka pas një histori disavjeçare hakmarrje mes fiseve Çala dhe Yzeiri e cila filloi që nga 24 maji i vitit 1997, pasi Bedri Çala vrau pranë gardhit të shtëpisë së tij, me pesë plumba 28-vjeçarin Lefter Yzeiri që ishte dhe kunati i tij.

Afër vendit të ngjarjes ndodheshin në atë kohë edhe nëna me motrën e autorit, të cilat kur kanë dëgjuar të shtënat kanë qortuar njeriun e tyre. Por, kjo u ka kushtuar shumë, pasi Bedriu nuk ka nguruar të qëllojë edhe mbi motrën e tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas, në një tjetër episod, më 19 korrik 1997 pranë rezervuarit të Kurjanit në rrethin e Fierit Gëzim, Ferdinand, Genci dhe Agur Çala kanë vrarë Nezir, Hashine dhe Ilir Yzeiri, ndërkohë që mbeti plagosur rëndë Fatmir Yzeiri. Yzeirët nuk pranuan të pajtohen me Çalët, kështu që filloi hakmarrja mes dy fiseve, ku, sipas policisë, deri më sot janë kryer 17 vrasje.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...