Studimi, rreth një milion gjallesa ujore në dete



Në ujërat e planetit tonë jetojnë rreth 972.000 mijë gjallesa ujore, por ne njohim vetëm një të tretën e tyre.

Studimi, rreth një milion  gjallesa ujore në dete Kështu thuhet në një studim të publikuar në revistën shkencore “Current Biology”.

Ky studim është kryer nga 270 ekspertë nga 32 vende të ndryshme të botës të cilët u koordinuan nga Ward Appeltans i Flanders Marine Institute të Oostende-s në Belgjikë. Sot numërohen rreth 230.000 mijë gjallesa ujore të identifikuara dhe të klasifikuara.

“Studiuesit kanë mundur të klasifikojnë gjallesat e deteve të botës dhe kjo është një meritë e madhe e këtij studimi”, – u shpreh një nga autorët Enrique Macpherson, e qendrës së studimeve spanjolle të Blanes-it.

”Edhe pse 70% e botës nënujore është ende e pa zbuluar – vijon Macpherson biodiversiteti ujor influencohet nga shumë faktorë si drita që homogjenizon speciet në ambientet ku jetojnë. Gjithashtu hamendësohet se diversiteti ujor ka pak ndryshim me atë tokësor”.

Meqenëse ende nuk dihet një numër i saktë i gjallesave tokësore, mendohet se kjo shifër mund të jetë 10 herë më e lartë se ajo e biodiversitetit ujor.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...

Kërkimet për këtë postim...