Studentja pranon të shesë virgjërinë për 780 mijë USD (FOTO+VIDEO)



Një studente braziliane do e shesë virgjërinë e saj për shumën e 780 mijë dollarëve. Ajo e pati nxjerrë virgjërinë për shitje online.

Studentja pranon të shesë virgjërinë për 780 mijë USD (FOTO+VIDEO)Një person, i quajtur Natsu, nga Japonia, arriti të fitojë ndaj rivalëve amerikanë dhe indianë për të siguruar një takim me 20 vjeçaren Catarina Migliorini.

Ankandi u mbyll dje dhe studentja e edukimit fizik, që thotë se do të përdorë paratë e fituara për të ndërtuar shtëpi për familjet e varfra, mori 15 oferta.

Veprimi i studentes shkaktoi zemërim në botë, pasi shumë njerëz thanë se ajo është një prostitutë.

Po ashtu ajo shkaktoi shumë debat, pasi një ekip televiziv australian do e ndjekë çdo hap të saj për të përgatitur një dokumentar të quajtur “Virgins Wanted”.

Catarina iu përgjigj akuzave duke thënë se: “Unë e pashë si një mundësi për biznes. Kam mundësi të udhëtoj, të jem pjesë e një filmi dhe të marr një bonus. Nëse e bën njëherë në jetë, nuk je prostitutë”.

“Ankandi është thjesht biznes. Unë jam një vajzë romantike dhe besoj tek dashuria”.

Ndërkohë që filmi dokumentar nuk do të zbulojë identitetin e blerësit të virgjërisë.

Po ashtu nuk do të filmohet as akti seksual.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...