Gjimnazistët: Banjot e pub-eve vendi i preferuar për të kryer marrëdhënie seksuale



Seksi për gjimnazistët shqiptarë në ditët e sotme nuk është aspak tabu.

Gjimnazistët: Banjot e pub eve vendi i preferuar për të kryer marrëdhënie seksualeNjë studim rreth seksit në adoleshencë në Shqipëri tregon se 80% e gjimnazistëve të sotëm kanë të dashur.

Po kështu ata janë “pro” seksit me partnerin e tyre, madje që në vitin e parë. Me të lirshëm kur flitet për seksin padyshim janë djemtë por edhe vajzat, edhe pse kur flitet për vetë ato nuk pranojnë të kenë kryer. Megjithatë, cuditërisht të gjitha shoqet e tyre kanë shkuar me të dashurin e tyre.

Në studim, kur flitet për moshën vajzat dhe djemtë nuk përputhen në mendime t tyre. Kështu djemtë mendojnë se gjimnazistet zënë të dashur pasi mbarojnë vitin e parë, në të cilin hiqen sikur nuk duan për shkak të moshës dhe më pas shpërthejnë në vitin e dytë. Ndërsa vajzat mendojnë se ato që futen në vit të parë janë më të “tërbuarat”, se kanë kaluar nga nëntëvjeçarja në gjimnaz dhe u duket sikur janë rritur.

Kur vjen puna tek të suksesshmit, ata që janë më mirë nga gjendja ekonomike kanë edhe suksesin më të madh me femrat. Edhe gjimnazistet janë të priruar drejt tyre si dhe drejt djemve me moshë më të madhe. Ndërsa përsa i përket vendeve në të cilat çiftet gjimnaziste i gëzohen pranisë së njëri-tjetrit janë nga më të ndryshmet, ato fillojnë që nga cepat e shkollës, e përfundojnë në shtëpitë e shokëve apo edhe banjot e pub-eve.

Madje shumë nxënës të gjimnazit pranojnë se ciftet që bëjnë seks në banjat e pub-it janë bërë të zakonshme. “Prandaj në banjat e disa pub-eve kanë vënë kuti, në të cilat mund të tërheqësh prezervativë”, rrëfejnë ata.alb-observer.com

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Lajme të tjera...